Shkodër, banorët shpëtojnë turistin zviceran që kishte rënë në humnerë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 22:33 | Kronikë

Një aventurë e hidhur për një turist zviceran në afërsi të Shkodrës, por që mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike pa ndihmën e banorëve të zonës që i erdhën në ndihmë.

Sipas burimeve të forcave të rendit, 64-vjecari zviceran ka humbur kontrollin e motoçikletës së tij në aksin Shkodër-Bregu i Lumit, pikërisht në lokalitetin Prekal, dhe si pasojë ka rënë në humnerë për rreth 120 metra mbi lumin Kir.

Turisti i aksidentuar në ambulancë

Fatmirësisht një banor i zonës kishte parë skenën, e ndodhur rreth orës 19:30, dhe njoftoi policinë.

Në ndihmë të turistit erdhën forcat e rendit por edhe shumë banorë të zonës, që arritën ta transportonin nga humnera në ambulancë.  

Zvicerani, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po merr trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos