Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë, rreth orës 17.45 në qytetin e Shkodrës, ku një mjet ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, në zonën e njohur si ish-Zukthkashta.
Fëmija e aksidentuar, banues lagjen “Salo Halili”, është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në sallën e operacionit, ndërkohë që 37-vjecari drejtues i mjetit me inicialet E.H. u shoqërua në ambientet e komisariatit.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)