Heroina e sekuestruar për hetuesit nuk kishte destinacion final Greqinë, por qytetin e Elbasanit. 4.2 kilogramët e sekuestruara nxorën dhe një herë në pah trafikun e drogave të forta që mbizotëron në qytet.
Besohet se ajo i përket një grupi kriminal në këtë qytet, ndërsa itinerari i përshkuar prej saj ka kaluar nëpër disa pika doganore pa u pikasur.
Droga e fortë nga Turqia ka kaluar në rrugë tokësore për në Bullgari e më pas në Maqedoni për t’u futur në territorin shqiptar.

Për heroinën e fshehur mëngjesin e kësaj të premteje policia arrestoi dhe një 36-vjeçar çka e çon në 6 numrin e të ndaluarve. Gazmir Harremi ra në pranga së bashku me një person tjetër, ndërsa sipas bluve ai është bashkëpunëtor në shpërndarjen e heroinës.
Heroina e ndarë në 8 pako dhe rreth 1 kilogramë kanabis u kapën mesditën e së enjtes nga policia e Elbasanit e fshehur në një kamion me dru. (A2 Televizion)