Vret aksidentalisht shokun me armë gjahu, arrestohet 27-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 08:58 | Kronikë
Vret aksidentalisht shokun me armë gjahu, arrestohet 27-vjeçari

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi me iniciale K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me çifte.

Sipas policisë, dyshohet se nga pakujdesia, shtetasi K. K., ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Tiranës.

27-vjeçari K.K., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos