Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare
Me prejardhje nga një familje e njohur shkodrane, Osja përfaqësoi demokratët në legjislaturën e viteve 92 -96, duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve.

Përtej eksperiencës politike, Osja ishte një zë i njohur i biologjisë shqiptare, veçanërisht me studimet mbi bimët endemike të trojeve shqiptare si dhe të qëndrueshmërisë delikate të ekosistemit.
Osja ishte edhe themeluesi dhe drejtuesi i parë i medresesë “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle. (A2 Televizion)