“Shkodra ka zgjedhur me tru e jo me zemër”, Luiz Ejlli dhe Benet Beci në podcast me Ramën

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 09:11 | Politikë
“Shkodra ka zgjedhur me tru e jo me zemër”, Luiz Ejlli dhe

Ashtu sikurse paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, episodin e sotëm të podcast-it “Flasim”, e zhvilloi me fituesin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e BBV Luiz Ejlli. Nga fëmijëria, jeta personale dhe karriera, Rama intervistoi “Blu Brathërs” siç i cilësoi ai për rreth 45 minuta.

Gjatë fjalë së tij Luiz Ejlli përsëriti edhe një herë mirënjohjen e tij ndaj Benet Becit që e ndihmopi në periudhën më të vështirë të jetës së tij, dhe theksoi se Shkodra për herë të parë ka zgjedhur me tru dhe jo me zemër.

“Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?”

Një përgjigje e pati edhe ëpr ata që e akzuojnë se u bëre i majtë.

“Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti”.

Nga ana e tij Beci e ka cilësuar Luizin një fenomen, që krijoi një emër të mirë për shkodrën

“Luizi u krijua si fenomen, në fakt e kam parë në dy anë. U krijua si fenomen që për Shkodrën ishte shumë interesante, për qytetin dhe si menaxher që jam, i shoh në aspektin se çfarë prurjesh mund të ketë. Gjithmonë e kam parë, se ky krijoi një emër të mirë për Shkodrën, krijoi një fizionomi të mirë, një dashuri dhe njëkohësisht nxori në pah disa elementë të Shkodrës që janë të humorit, të pozitivitetit, të energjisë, që në fakt janë ashtu. Në një farë mënyre e kam parë gjithmonë mirë, me idenë që si mundet ky njeri që të jetë një njeri që mund t’i shërbejë Shkodrës. Ky e ka bërë menjëherë atë shërbim për Shkodrën në momentin që ka dalë”.

I pyetur nga Rama pse zgjodhi pikërisht atë dhe jo zemërën që sipas tij e ka djathtas, Beci u përgjigj.

“Ka dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm dhe nuk ka të bëjë me mua. Unë kam bërë ndere shumë, se punët kanë qenë ashtu, për të bërë ndere, për të dhënë. Mirëpo, mënyra e mirënjohjes sesi e ka kthyer Luizi, në fakt është një mesazh i jashtëzakonshëm për një nga gjërat më të rëndësishme në parim që është mirënjohja dhe ajo ka pasur shumë vlerë për mua, se jo çdokush e bën atë. Jo çdokush. Në jetë ne ballafaqohemi jashtëzakonisht, bën shumë dhe shpesh herë nuk ta kthen kush. Për mua ka qenë një shenjë që ka një mekanizëm që funksionon në jetë që në një moment të kthehet”.

Pjesa nga biseda

Luiz Ejlli: Kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale...

Kryeministri Edi Rama: Mua jo...

Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.

Kryeministri Edi Rama:  Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.

Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh.

Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?

Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?

Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.

Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.

Kryeministri Edi Rama:  Benet, kur ti vendose apo arrite të kesh Luizin në krah, çfarë mendove ti? Është e vetmja gjë që s’ke konsultuar me mua.

Benet Beci: Luizi u krijua si fenomen, në fakt e kam parë në dy anë. U krijua si fenomen që për Shkodrën ishte shumë interesante, për qytetin dhe si menaxher që jam, i shoh në aspektin se çfarë prurjesh mund të ketë. Gjithmonë e kam parë, se ky krijoi një emër të mirë për Shkodrën, krijoi një fizionomi të mirë, një dashuri dhe njëkohësisht nxori në pah disa elementë të Shkodrës që janë të humorit, të pozitivitetit, të energjisë, që në fakt janë ashtu. Në një farë mënyre e kam parë gjithmonë mirë, me idenë që si mundet ky njeri që të jetë një njeri që mund t’i shërbejë Shkodrës. Ky e ka bërë menjëherë atë shërbim për Shkodrën në momentin që ka dalë.

Kryeministri Edi Rama:  Po pse ishte shërbimi për Shkodrën duke ardhur me ty dhe jo duke shkuar nga zemra? Se ky zemrën e ka djathtas. Te ty ka ardhur me mendje.

Benet Beci: Ka dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm dhe nuk ka të bëjë me mua. Unë kam bërë ndere shumë, se punët kanë qenë ashtu, për të bërë ndere, për të dhënë. Mirëpo, mënyra e mirënjohjes sesi e ka kthyer Luizi, në fakt është një mesazh i jashtëzakonshëm për një nga gjërat më të rëndësishme në parim që është mirënjohja dhe ajo ka pasur shumë vlerë për mua, se jo çdokush e bën atë. Jo çdokush. Në jetë ne ballafaqohemi jashtëzakonisht, bën shumë dhe shpesh herë nuk ta kthen kush. Për mua ka qenë një shenjë që ka një mekanizëm që funksionon në jetë që në një moment të kthehet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos