
Në të njëjtën ditë Kryeministri Rama dhe lideri demokrat Sali Berisha kanë kujtuar të burgosurit politik gjatë periudhës së Komunizmit. Shefi i qeverisë vizitoi Muzen e Kujtesës në Shkodër, ndërsa Berisha evokoi revoltën e të burgosurve të Spaçit 50 vite më parë dhe mesazhet e saj.
Edhe pse misioni i tij fillestar ishte për të shpërndarë dije si një kolegj në Shkodër, regjimit komunist e shndërroi atë në një vend torturash dhe burgosje për kundërshtarët dhe klerikët e kësaj zone. Por që nga2011 kjo godinë shërben si muze I kujtesës së krimeve të sistemit totalitar komunist.
Pasi fitoi bashkinë e Shkodrës me 14 maji , Kryeministri Rama së bashku me kryebashkiakun e zgjedhur socialist vizituan qytetin për të mësuar më shumë rreth historisë së kësaj zone. Përgjegjësi i Muzeut, Pjerin Mirdita i bëri një shpjegim që nga fillimi i ndërtimit të kësaj godine deri tek funksioni në vitet e para të demokracisë. “Deri në 97 shërbente si komisariat, por për shkak të kaosit u dogj dhe mbeti gërmallë”.
Në këto qeli kanë vuajtur dënimin klerikët dhe intelektualët të cilët dolën kundër regjimit.
“Kjo është qelia e At Zef Pëllumbit, Marie Tucit dhe një kleriku tjetër”.
Ndërsa përgjegjësi i muzeut tregoi se ku qëndronte edhe i burgosuri për të cilën ishte marrë vendimi për t’u ekzekutuar.“E linin në banjon e fundit”.
Kryeministri Rama, i suprizuar nga ekzistenca e kësaj hapësire brenda muzeut, dhe për shkak të historisë që mbart, nuk nguroi të bënte propozimet e tij për të ndërhyrë si në strukturë ashtu edhe në përmbajtjes. “Ka nevojë të ndryshohet. Që në nisje mund të vëmë figurat që janë persekutuar. Ne nuk kemi një muze të persekutimit të fesë dhe mund të nisë nga këtu”.
Ashtu si Rama, edhe Sali Berisha ka sjellë në kujtesën e publikut të burgosurit politik gjatë komunizmit. Në 50 vjetorin e revoltës së Spaçit ai tregon rolin e ish-të përndjekurve politikë në Partinë Demokratike.
Të përndjekurit politik, tha Berisha, ishin të vetmin që sakrifikuan ndaj një regjimit komunist, që sipas tij ishte më i egri që Europa kishte parë ndonjëherë. (A2 Televizion)