
Një humbje dërrmuese që tregon për një refuzimin që i bëhet opozitës nga Vermoshi në Konispol, e ka konsideruar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ish-demokrati Astrit Patozi dhe aktualisht pjesë e Bindjes Demokratike. Në Intervistën me Merita Haklajn, ai tha se ajo që i dhemb më shumë është mungesa e reflektimit nga përgjegjësit e kësaj humbjeje, pasi tregon se situata do të përsëritet më keq në zgjedhjet e ardhshme.
“Në 2019 ne ishim të vetmit garues ndër forcat opozitare dhe atëherë morëm damkë të pamerituar dhe këtë e tregon edhe reagimi i vonuar i Foltores e opozitës, por kjo i përket hisotirsë. Ne jemi në gjendje dëshpëruese dhe ajo që më dhemb më shumë është se nuk ka dëshirë për reflektim. Të gjitha forcat opozitare kanë humbur. Ajo që ka vlerë është që ka njerëz në opozitë; që nuk duan të reflektojnë, njërëz që duan të reflektojnë dhe njerëz që ikin pa bërë zhurmë dhe këta më dhimbsen më shumë se janë demokartë e thjeshtë që nuk kanë pasur rol protagonizmi që mund ta kenë edhe herën e fundit që votojnë për opozitën. Mungesa e reflektimit tregon që sëmundja do të përsëritet. Nuk them të gjejmë fajtorin por mungesa e reflektimit më trondit. Reflektimi është marrja e përgjegjësisë për humbje, kjo nuk është humbje që lidhet me 2-3 faktorë, është tendencë refuzimi që ndodh nga Vermoshi në Konispol”.
Sipas tij, zgjedhjet treguan funksionimin e makinerisë së mazhorancës, por thekson se ata opozitarë që morën përsipër të motivonin njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“E gjitha tregoi se makineria e mazhorancës ka funksionuar në perfeksion dhe opozita nuk ka nxjerrë njerëzit e saj për të votuar. Nuk ishin të motivuar. Ata njerëz që duhet t’i motivonin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ne nuk duhet të merremi me ta. Nëse dikush do të shërojë plagët e opozitës nëse shikon mungesë reflektimi nuk duhet të merren me ta, nëse ata janë të lumtur me këtë që ndodh le ta bëjnë jemi në vend demokratik. E kam të vështirë të pranoj që të njëjtën njerëz të thonë ne po shkojmë drejt fitores masive dhe të hënën të thonë që janë vjedhur vota”.
Patozi pranon tjetërsimin e votës, apo presionin që sipas tij ndodhte edhe kur opozita ishte në pushtet, por
“Tjetërsim vote ka, presion ka dhe ka pasur edhe kur ishim ne në pushte që të jemi të sinqertë por nuk janë faktorë që të mos lëvizin nga vendi 250 njerëz që i përkisnin opozitës. Justifikime ka plot. 500 mijë votat që i llogarisin si të dy personave nuk janë të dy personave. Vektorët opozitarë që nuk ishin kandidatë vektorët e tyre i shkarkuan te bashkimi për fitore. Le të mos na i quajnë ne votat, 500 mijë votat që i llogarisin si të dy personave, por këto 500 mijë mund të bëhen dhe 300 mijë kur quhet humbje dhe këtu s’ka fund papërgjeshmëria. Zgjedhjet mbaruan ai që do të lexojë dhe reflektojë ka rezultate dhe numrat përpara”.
Ish- demokrati sugjeron bashkimin e opozitës si të vetmen mënyrë për t’i sjellë në pushtet, në të kundërt në zgjedhjet e ardhshme, sipas tij situata do të jetë edhe më keq se kaq.
“E vetmja gjë është të mblidhen ata njerëz që duan të reflektojnë. Mund të kenë qëndrime të ndryshme nga ata që nuk duan të reflektojnë. Nga ata që mendojnë se u vidhet vota, apo fajin e ka logo e vula. Ato ishin faktorë që dëmtuan motivimin e njerëzve për të votuar. Kur nuk bashkohen dot me njëri-tjetrin si mund të bashkosh të tjerët. Opozita në këto zgjedhje ishte fragmentizuar dhe nëse vazhdon mos reflektimi do të jetë edhe më e copëtuar në zgjedhjet që vijnë. Duhet vullnet për të bërë një kompromis bashkimi. E shoh të largët ese palët janë me pushkë në krah e mitraloz. Dhe thonë se një nga shkaktarët është Alibasha e të tijët. Dhe këta etiketojnë palën tjetër për gjithçka ka ndodhur. Nuk ia vlen të futesh mes tyre e të gjesh kush ka më shumë faj”.
Duke iu referuar shifrave ai thotë se rezultati ishte i ngjashëm me 6 marsin e një viti më parë, çka tregon se PD nuk lëviz dhe raporti me kundërshtarin ka ndryshuar për keq.
“Unë lexoj shifrat e tyre dhe janë fiks si zgjedhjet e 6 marsit pa asnjë plus e minus. Për PD koha nuk lëviz dhe nuk rrjedh kanë një vit e disa muaj nga ajo ditë dhe aty nuk ka ndodhur asgjë, por raporti me kundërshtarin ka ndryshuar për keq. Sa më shumë të zihen ata aq më shumë do të fitojë mazhoranca”. (A2 Televizion)