Shkodra kundër grevës së urisë, kryetari i sindikatës: Është propozuar bojkotimi i provimeve

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 10:54 | Aktualitet
Shkodra kundër grevës së urisë, kryetari i sindikatës:

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve Universitarë në Shkodër, Peter Saraçi, thotë se në ditët në vijim do të merret vendimi nëse pedagogët do të bojkotojnë apo jo procesin e provimeve.

Saraçi tha se ka qenë gjithmonë kundër grevës së urisë, që në fund u anulua. “Është propozuar që të vazhdohet procesi mësimor, por duke krijuar data të përbashkëta për të zhvilluar protestën në orare të ndryshme gjatë ditës, ose një herë në dy-tri ditë. Është propozuar në universitete të tjera që të vazhdohet me bojkotimin e procesit të provimeve në të ardhmen dhe këto janë pjesë që i përkasin ditëve në vijim”, tha Saraçi për mediat nga Shkodra.

Saraçi zbuloi se në universitete të tjera në Tiranë është miratuar vendimi që të vazhdohet të protestohet para Parlamentit. “Ne e kemi pak të vështirë diçka të tillë”, tha ai. “Unë kam qenë kundër të shkohet në grevë urie dhe kam vendosur një metodologji ndryshe për protestën në Shkodër dhe besoj se do të jetë e suksesshme. Protestën e kemi ndaj Ministrisë së Arsimit, nuk kam pse protestoj kundër strukturave drejtuese”.

Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës me 50% brenda dy vitesh, por kërkesa është refuzuar nga qeveria, që ka miratuar një vendim për rritjen e rrogave të tyre me 7%, ndërsa u ka lënë hapësirë vetë universiteteve që të shtojnë edhe 8% nga buxhetet e universiteteve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/31/protesta-e-pedagogeve-cfare-dime-deri-tani/

A2 CNN Livestream

Latest Videos