Shkoi në Moskë për Ditën e Fitores, Lukashenko shqetëson me gjendjen shëndetësore

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 18:32 | Bota
Shkoi në Moskë për Ditën e Fitores, Lukashenko

Udhëheqësit bjellorus Aleksandër Lukashenko iu desh të largohej më herë gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Moskë duke hequr dorë nga dreka e organizuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Aleati më ngushtë i Putinit, sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë, dukej i lodhur dhe i paqëndrueshëm teksa një fashë vërehej në dorën e djathtë. Gjendja e tij shëndetësore ndezi spekulime në internet pavarësisht se ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga presidenca bjelloruse.

68-vjeçari u shfaq më herët duke biseduar me Putinin dhe drejtuesit e ushtrisë pas paradës vjetore në Sheshin e Kuq.

Ai u bashkua me të tjerët për të vendosur lule në varrezat pranë Kremlinit, vetëm rreth 300 metra nga vendi ku ata kishin parë më parë paradën që shënonte përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në 1945.

Autoritetet bjelloruse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shëndetin e Lukashenkos, por ai është shfaqur vetëm në dy ngjarje publike në dy javët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos