
Moska u blindua sot për të festuar fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, por parada në “Sheshin e kuq” ishte në prani të rëndë ushtarake dhe pa tanke.
Një tank përkujtimor i Luftës së Dytë Botërore e llojit T-34 ishte i vetmi tank në paradë ndërkohë që festimet në disa qytete të tjera u anuluan.
Rusia ka humbur 10.000 automjete ushtarake dhe 2000 tanke që kur Putini nisi luftën në Ukrainë. Në paradë u panë vetë, 50 automjete në krahasim me më shumë se 200 mjete që u përdorën vitin e kaluar. Megjithatë, rusët i kujtuan botës aftësinë e tyre të madhe bërthamore.
Armët më të frikshme në paradë ishin lëshuesit e lëvizshëm të raketave bërthamore, Topol-Ms me 16 rrota, shkruan Kosovapress. Parada e mijëra ushtarëve nisi në Moskë nën syrin vigjilent të Putinit dhe anëtarëve të tjerë të elitës politike ruse.
Vetë Presidenti Vladimir Putin eci nga Kremlini në Sheshin e Kuq, për të parë paradën mes personelit ushtarak që mbanin flamuj të Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik. (A2 Televizion)