Shkon në 106 numri i të infektuarve në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 21:31 | Kosova
Shkon në 106 numri i të infektuarve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në deklaratën e përditshme për shtyp, ka bërë se në 24 orët e fundit janë identifikuar edhe 12 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, duke çuar kështu në 106 numrin e të prekurve në Kosovë.

Sipas IKSHPK, rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve në Malishevë, 3 në Fushë Kosovë, 2 në Prishtinë, 1 në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

“Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 69 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos