Shkon në 21 milionë numri i të vaksinuarve në SHBA

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 10:51 | Bota
Shkon në 21 milionë numri i të vaksinuarve në SHBA

Universiteti Johns Hopkins bëri publike të dhënat më të fundit nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bëri me dije se 130 mijë persona të tjerë rezultuan të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa 1769 të tjerë humbën jetën.

Sipas të dhënave, aktualisht SHBA raporton 25 124 954 raste me koronavirus dhe mbi 419 mijë viktima që nga nisja e pandemisë.

Për sa i përket procesit të vaksinimit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bën me dije se janë shpërndarë në mbarë vendin rreth 41 milionë doza vaksine dhe vetëm gjysma e tyre janë aplikuar deri në këto momente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos