All - Paragraf - 1
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 172 persona të dyshuar si të infektuar me Covid-19, 26 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.
Deri në këto momente numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 630.
All - Paragraf - 3
IKSHPK po ashtu theksoi se gjatë të mërkurës janë shëruar edhe 10 pacientë, për një total prej 138 personash.
Kosova, që nga nisja e pandemisë, regjistron 18 humbje jete si pasojë e koronavirusit të ri me origjinë nga Kina. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2