Shpërthim eksplozivi në Krujë, lënda shpërthyese u hodh në çatinë e një shtëpie

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 10:11 | Kronikë
Shpërthim eksplozivi në Krujë, lënda shpërthyese u hodh

Një shpërthim eksplozivi ka prishur qetësinë e mëngjesit të së dielës në qytetin e Krujës.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se lënda eksplozive është hedhur mbi çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen "Borati", ku ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkohë që janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos