
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau dy ditë më parë babanë e tij në Mallakastër, pas një konflikti momental.
37 vjeçari i cili mendohet se vuan nga problem të shëndetit mendor, nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, duke thënë para trupi gjykues vetëm frazën “ajo që u bë, u bë”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Margilen Muhametaj qëlloi babain e tij me levë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia.
Në sallën e gjyqit nuk ishte asnjë nga familjarët e tjerë të Mariglen Muhametajt. (A2 Televizion)