Shkrimtarët e rinj: Na mungon kritika, një filtër letrar dhe takimet me lexuesin

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 20:10 | Aktualitet
Shkrimtarët e rinj: Na mungon kritika, një filtër letrar dhe

Ata janë shkrimtarë të rinj, por që premtojnë shumë. Disa prej tyre kanë fituar çmime letrare e fill pas kësaj kanë nisur të përkthehen duke u përballur edhe me lexuesin e përtej kufijve. Por, e dinë se mund të bëjnë më shumë, jo vetëm me artin e tyre por edhe me qasjen që tregu i letrave shqipe ka ndaj tyre.

Mungesa e kritikës, filtrit, apo takimeve me lexuesin janë ato që i shqetësojnë më së shumti këta të rinj.

Qendra ku ata u mblodhën sot, premton jo vetëm financime, por edhe më shumë qasje ndaj kësaj letërsie që po vjen, si në botimin e më të mirëve, por po ashtu edhe përpjekjen që kjo letërsitë dialogojë edhe përtej kufijve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos