Karantina me Greqinë, komuniteti shqiptar: Vendim ekstrem, të na lejohet hyrja me tampon

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 14:20 | Aktualitet
Karantina me Greqinë, komuniteti shqiptar: Vendim ekstrem, të na

Emigrantët shqiptarë në Greqi e pritën me zemërim vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për t’u karantinuar 2 javë nëse vendosin të kthehen në atdhe.

Në prag të Pashkëve, shumë prej tyre kishin planifikuar t’i kalonin festat në vendlindje, por detyrimet e vendosura nga autoritetet shqiptare i lënë ata sërish përtej kufirit.

Rreth 600 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi nuk do të mund të votojnë edhe nëse do të donin ta ushtronin këtë të drejtë kushtetuese. Pengesa e parë është bërë nga shteti grek, i cili nuk i lejon të dalin nga territori, të paktën edhe për një javë si dhe e dyta nga Shqipëria që vendosi karantinën.

Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi sugjeron rikthimin e lëvizjes me tampon në pikat doganore nga të dyja palët. Ditën që Shqipëria mori vendimin për karantinë të detyruar nga Greqia, numri i rasteve në shtetin fqinj ishte afro 1600 infektime ditore, ndërsa në javën e parë të këtij muaji shifrat shkonin në mbi 4 mijë të prekur në ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos