Kosova zyrtarizon trajnerin e ri, zbulohet emri në krye të stolit të “Dardanëve”

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 15:21 | Futboll
Kosova zyrtarizon trajnerin e ri, zbulohet emri në krye të stolit

Jo më emra prestigjiozë, por trajnerë që mund të ndihmojnë Kosovën të rritet dhe të rikuperojë kohën e humbur me Alain Giresse. Vetëm pak kohë pas largimit të teknikut francez, Dardanët gjetën edhe drejtuesin e ri të stolit.

Federata e Futbollit në Kosovë vendosi të emërojnë trajnerin Primozh Gliha në krye të përfaqësueses. Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ku drejtuesi i stolit ishte tema më e rëndësishme.

Primozh Gliha do të udhëheqë Kosovën në gjashtë ndeshjet e mbetura të kualifikuese të Euro 2024. Në punën e tij, ai do të ndihmohet nga trajneri i ekipit të 21-vjeçarëve të Kosovës, Afrim Tovërlani dhe trajnerët e tjerë të moshave Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

Sipas federatës “drejtimi i Dardanëve do ti besohet trajnerëve të brendshëm, që janë të angazhuar me ekipet përfaqësuese. Përveçse do të ndihmojnë Gliha në Ekipin A, ata do të qëndrojnë me skuadrat e moshave”.

Primozh Gliha nuk është i panjohur për futbollin në Kosovë. Në vitin 2021 ai drejtoi përfaqësuesen në ndeshjet kundër Jordanisë dhe Greqisë, pas largimit të Bernand Shaland. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/20/2-pike-ne-4-ndeshje-kosova-shkarkon-trajnerin-alain-giresse/

A2 CNN Livestream

Latest Videos