Shkrumbohet autobusi Durrës-Mitrovicë në “Rrugën e Kombit”, nuk ka të lënduar

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 09:31 | Aktualitet

Një autobus i linjës Durrës-Mitrovicë mesditen e së hënës u përfshi nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë. Ai ka qenë i mbushur me pushues nga Kosova , të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës.

Autobusi ka marrë flakë por që përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja të tjera, dhe pasagjerët nuk patën dëmtime.

Sipas kompanisë, shkaku i aksidentit nuk i referohet gjendjes teknike të mjetit, por nxehtësisë së madhe.

Djegia e mjetit rëndoi ende më shumë trafikun në Rrugën e Kombit gjatë ditës së djeshme, ku mijëra pushues nga Kosova dhe jo vetëm hynin dhe dilnin nga kufiri me Shqipërinë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos