Shkrumbohet makina në Tiranë, shpëton mrekullisht shoferi, detajet e para

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 19:50 | Kronikë
Shkrumbohet makina në Tiranë, shpëton mrekullisht shoferi,

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar pa dëme drejtuesi i saj, i cili ka dalë nga makina në kohë.

Si pasojë e flakëve, sipas policisë, është djegur pjesërisht automjeti, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekte teknik.

“Tiranë/Informacion paraprak: Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin D. J., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, njofton Policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/03/perfshihet-nga-flaket-makina-ne-aksin-tirane-elbasan-shoferi-del-ne-kohe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos