Shkrumbohet nga zjarri një azil në Ukrainë, 15 viktima

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 17:36 | Bota

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe 11 të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri që përfshiu një azil pleqsh në qytetin e Kharkivit në Ukrainë.

Zjarri shpërtheu pasdite në katin e dytë të ndërtesës dykatëshe gjatë kohë kur brenda saj kishte 33 persona.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas tha se autoritetet kishin filluar një hetim penal dhe shkaku paraprak i zjarrit mendohet të ketë qenë përdorimi i pakujdesshëm i pajisjeve elektrike të ngrohjes.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Ministrit të Brendshëm të hapte sa më shpejt një hetim për ngjarjen për të vendosur personat përgjegjës para drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos