Një automjet është djegur totalisht paraditen e së shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen “Osman Haxhiu”.
Automjeti tip “Renault”, në pronësi të shtetasit E.B. ishte i parkuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)