Shkupi bën surprizën në Champions League

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 23:08 | Futboll
Shkupi bën surprizën në Champions League

Shkupi është skuadra shqiptare me paraqitjen më pozitive deri tani në Kupat e Europës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë bërë surprizën në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Champions League, teksa kanë barazuar 2-2 në transfertë ndaj gjigantëve të futbollit kroat, Dinamos së Zabrebit.

Vendasit ishin superiorë në pjesën e parë, por u befasuan nga një gol i realizuar nga Queven në minutën e 25-të. Por festa nuk do të zgjaste shumë për Shkupin, pasi baraspeshën do ta vendoste pikërisht një shqiptar, i cili ishte në anën e kroatëve këtë herë, Arijan Ademi.

Në pjesën e dytë, Zagrebi kaloi në avantazh dhe krijoi idenë se gjithçka tashmë kishte marrë fund, por Shkupi nuk u dorëzua. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, xhamaikani Renaldo Cephas shënoi golin e barazimit.

Tashmë gjithçka mbetet e hapur për sfidën e javës së ardhshme në Shkup ku do të përcaktohet skuadra që do të kalojë më tej në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos