Juventusi rrëmben objektivin e Interit, humbja e dytë në merkato për zikaltrit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 17:08 | Futboll
Juventusi rrëmben objektivin e Interit, humbja e dytë në merkato

Pasi nuk arritën të merrnin Dybala, i cili u bashkua me Romën, tashmë Interi ka humbur edhe një tjetër objektiv në merkato, Gleison Bremer.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi brazilian i Torinos do të jetë futbollisti më i ri, i Juventusit.

Juventusi duket se është shumë pranë firmës me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer, i cili pritet të zëvendësojë Matthijs de Ligt.

Torino ka pranuar ofertën e bardhezinjve, e cila sipas mediave në Itali është 40 milionë euro, plus 7 të tjera në formë bonusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos