
Prej dy javësh në të gjitha zonat e plazheve në vend përgjatë vijës bregdetare, kanë nisur funksionimin qendrat shëndetësore verore.
Këtë vit të pazakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kohëzgjatja e funksionimit të këtyre qendrave do të jetë më e shkurtër.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon qendrat shëndetësore verore do të funksionojnë deri në datën 31 gusht dhe jo deri më 15 shtator që kanë qenë në vitet e kaluara.
E veçanta e këtij viti është që këto qendra kanë marrë masa edhe për situatën e përhapjes së Covid-19.
Për rastet e dyshuara me koronavirus procedura do të jetë e njëjtë si deri më tani kur do të njoftohet urgjenca në numrin 127 dhe do të jenë grupet e hetimit epidemiologjik që do të marrin tamponët nga personat e dyshuar si të infektuar. (A2 Televizion)