Shorti për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria në vazon 3

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 17:00 | Futboll
Shorti për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria në vazon 3

Në 9 tetor do të hidhet shorti për kualifikueset e Europianit 2024 në Frankfurt ku superfuqitë evropiane do të mësojnë kundërshtarin e tyre. Vëmendja më e madhe sigurisht shkon tek kombëtarja kuqezi.

Shqipëria ndodhet në vazon 3 së bashku me shtete si Ukraina, Islanda, Norvegjia, Irlanda, Mali i Zi, Rumania, Suedia dhe Armenia.

Ndërsa Kosova është në vazon numër 4 ku bëjnë pjesë kombëtare të forta si  Greqia, Turqia, apo Maqedonia e Veriut.

Gjermania, si skuadër organizatore do të kualifikohet automatikisht për fazën finale dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në short. Nga ana tjetër Rusia nuk përfshihet në shortin e Kampionatit Evropian pasi është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet evropiane. Kjo për shkak të situatës dhe luftës Ukrainë.

Nëse do ti hedhim një sy vazove , Zvicra dhe Franca ngjiten në vazon e parë ndërsa Austria, Republika Çeke, Skocia dhe Serbia janë në vazon e dytë. Ndërkohë Ukraina dhe Islanda zbresin në vazon e tretë.

53 skuadra përfaqësuese , do të ndahen në dhjetë grupe. Shtatë grupe përbëhen nga pesë ekipe, me tre grupet e mbetura të përbëra nga gjashtë ekipet. Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen për fazën finale. Tri vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it, i cili do të mbahet në mars të vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos