Digjet makina në tunelin e Krrabës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 11:22 | Aktualitet
Digjet makina në tunelin e Krrabës

Një makinë është përfshirë nga flakët brenda tunelit të Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve për disa minuta.

Sipas raportimeve, mjeti tip Benz me drejtues A.S. ka marrë zjarr në ecje e sipër dhe për pasojë është djegur plotësisht. Fatmirësisht, drejtuesi i tij ka dalë në kohë pa pësuar dëmtime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos