Të prekurit nga tërmeti, Qendrat Komunitare, hapur edhe gjatë natës

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 21:15 | Aktualitet
Të prekurit nga tërmeti, Qendrat Komunitare, hapur edhe gjatë

Tirana vazhdoi jetën normalisht, pavarësisht frikës së tërmeteve. Përveç shkollave, kopshteve dhe çerdheve, bizneset private vazhduan punën normalisht, madje dhe kafenete.

Ky është vendi më i zakonshëm ku kanë vendosur të kalojnë këto orë, personat që ende nuk janë të bindur të qëndrojnë në shtëpi.  

Por ndërsa tërmetet janë të paparashikueshëm, qendrat komunitare  në Shkozë, Kombinat, “Zogu i Parë”, në Lanabregas apo tek “5 Maji” kanë nisur përgatitjet për të strehuar personat që mund të paraqiten gjatë natës.

Madje ata kërkojnë dhe ndihmën qytetare. Por gjatë pjesës së parë të ditës në këto qendra në Tiranë nuk është drejtuar asnjë i prekur nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos