Shpallet gjendja e katastrofës natyrore në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 08:11 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shpalli gjendjen e katastrofës natyrore në zonat më të goditur nga uragani “Ida” në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, duke mundësuar në këtë mënyrë dhënien e ndihmës financiare nga qeveria federale.

Ndihma do të shkojë për individët dhe bizneset në 11 rajone në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, ku shirat dhe përmbytjet shkaktuan dhjetëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Pas këtij vendimi që iu vjen në ndihmë personave të prekur, presidenti Biden ka vendosur të vizitojë personalisht zonat e përmbytura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos