
Radhë kilometrike me kamionë, nuk është në ndonjë kufi mes vendeve që janë në luftë, por në kufirin mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.
Premtimet dhe marrëveshjet për tregtinë e lirë mes dy vendeve, si dhe lehtësimin e procedurave të kalimit në pikat kufitare, duket se kanë mbetur në letër, pasi këto pamje tregojnë më së miri realitetin.
Dhe kamionët me mallrat që transportojnë janë të Kosovës që janë ngarkuar shumica në portin e Durrësit.
Situata të tilla nuk janë të panjohura për drejtuesit e kamionëve, të cilët edhe herë të tjera kanë pritur në radhë kilometrike në Morinë në një kufi që për to nuk duhet të ekzistojë fare. (A2 Televizion)