Shpella mitike e Odisesë mbulohet nga dherat

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 12:18 | Aktualitet
Shpella mitike e Odisesë mbulohet nga dherat

Shpella e Spilesë në Himarë, monumenti i mbrojtur nga shteti, me rëndësi jetike për historinë e qytetit, tashmë po mbulohet me dhe. Monumenti i shpallur si i mbrojtur që më 1963, nga gërmimet e para në vitin 1939 u konstatua se shpella është banuar deri në kohën e Neolitit të ri.

Është shpella ku mendohet se ka ndaluar Odisea në rrugën e kthimit të tij për në Itakë dhe që përmendet nga mitologjia edhe për betejën e ciklopit. Por edhe pse e tillë, autoritetet lokale nuk e shohin fare shqetësuese faktin që hyrja e këtij monumenti të bllokohet me dhera, ndërsa në çdo vend tjetër do të ishte një ndër atraksionet turistike.

“Historia e Himarës vjen nga emri i shpellave. Ky pazari këtu quhet Spile, qendra e Himarës dhe e ka emrin nga monumentet e kulturës. Kjo është shpella homerike, ku flitet që ka kaluar Odisea”, thotë një banor. “Cila është arsyeja që është në këtë gjendje? Përveç se injorancës nuk do të vija gjë tjetër. Fillon që nga Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve dhe Bashkia Himarë”, thotë një tjetër.

Sipas banorëve kjo bëhet me qëllimin e vetëm për t'u shfrytëzuar për interesa private. “Këtu gabimin më të madh e ka Bashkia e Himarës. Në verë e përdorin për parkim, nuk e përdorin për vizitorët, që të mësojnë historinë e Himarës, por për parkim”, thotë një banor.

Sakaq nga Bashkia e Himarës nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me situatën përpara këtij monumenti të ruajtur nga shteti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/shpella-e-ariut-zbulimi-i-fundit-i-speleologeve-italiane-ne-vendin-tone/
https://a2news.com/2022/10/19/shpellaret-e-koheve-moderne/
https://a2news.com/2022/10/12/te-shpenzosh-me-shume-se-100-mije-dollare-per-te-jetuar-ne-shpelle/
https://a2news.com/2019/04/18/zbulimi-i-rralle-ne-shpellen-e-shpirtrave-te-humbur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos