
Policia në Krujë ka vënë në pranga dy vëllezër që prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Twins”, në pranga u vunë E. L. dhe E. L., 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë.
Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e të rinjve kanë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë; 600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje.
Nga hetimet, dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë. (A2 Televizion)