Nga janari në dhjetor, shoqëruar nga Diktatori italian Benito Mussolini. Kalendarët me Duçen nuk janë një gjë e re në Itali, pasi kanë rinisur të qarkullojnë që prej fillimit të viteve 1990, por në vitet e fundit duket se ka pasur një rritje të kërkesës për to.

Fillimisht i prodhonte vetëm shtëpia botuese “Gamma 3000”, ndërsa sot janë plot tre kompani që bëjnë konkurrencë në këtë treg specifik. Çdo vit “Gamma 3000” prodhon 10 000 copë që shpërndahen në të gjithë Italinë.
Renato Circi, shefi i kompanisë që i prodhon kalendarët, me rritjen e populizmit në Itali është rritur edhe kërkesa për to, edhe pse kushtojnë 9,9 euro copa. (A2 Televizion)