
34 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një bombe të vendosur në anë të rrugës në një autostradë që lidh qytetet Herat dhe Kandahar.
Sipas dëshmitarëve shpërthimi i bombës ishte aq i fuqishëm sa e shkatërroi totalisht autobusin ku udhëtonin viktimat, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë.
Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por ngjarje të tilla me bomba të vendosura në rrugë organizohen shpesh herë nga talebanët për të goditur zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë. (A2 Televizion)