Kim Jong-un kërcënon, Koreja e Veriut teston dy raketa të tjera balistike

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 12:12 | Bota
Kim Jong-un kërcënon, Koreja e Veriut teston dy raketa të tjera

Kim Jong-un i rikthehet sjelljeve të vjetra. Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze të mesme në brigjet e saj lindore, sipas ushtrisë së Seulit.

Kjo është hera e dytë në një javë që ndodh një testim i tillë. Mësohet se raketat janë lëshuar nga zona Ëonsan mëngjesin e së mërkurës. Testimi i javës së kaluar ishte veprimi i parë kërcënues që prej takimit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un që ndodhi në qershor. Veriu e quajti “paralajmërim solemn” ndaj Koresë së Jugut për shkak të stërvitjeve ushtarake të planifikuara me Uashingtonin. Peniani e shikon këtë tregim force si parapërgatitje për luftë dhe pushtim. Pavarësisht veprimeve të fundit të Koresë komuniste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen optimiste për rinisjen e dialogut.

“Mendoj se ata do të rinisin pa kaluar shumë kohë. Kam shumë shpresa. Udhëheqësi Kim tha gjatë takimit në zonën e demilitarizuar se ato do të fillonin në pak javë. Do të duhet pak më shumë kohë se aq, por përgatitjet paraprake janë bërë”, tha Mike Pompeo, sekretar i shtetit i SHBA.

Ndërkohë, testimet e fundit të Koresë së Veriut kanë shqetësuar jo pak vendet fqinje. Ministria e Mbrojtjes e Seulit, tha se raketat u identifikuan si lloje të ndryshme të modeleve të mëparshme. Japonia sqaroi se lëshimet raketore në detin e saj nuk kanë pasur asnjë impakt në siguri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos