Goditi me grusht Berishën, ekspertët e vlerësojnë të papërgjegjshëm mendërisht Gerti Shehun

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 16:13 | Kronikë
Goditi me grusht Berishën, ekspertët e vlerësojnë të

Prokuroria e Tiranës kërkon lirim nga qelia për Gerti Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht ish-kryeministrin, Sali Berisha, gjatë një proteste, por jo lirimin e tij nga izolimi.

Sipas Prokurorisë, Shehu duhet të shtohet në një spital psikiatrik. Kërkesa e prokurorisë ka ardhur pas administrimit në dosjen hetimore të akt-ekspertimit psiko-ligjor, sipas të cilit Shehu është vlerësuar i papërgjegjshëm mendërisht.

Për këtë shkak, pritet që edhe akuza ndaj tij të pushohet. 31-vjeçari Shehu qëndronte në paraburgim prej 6 dhjetorit të vitit të kaluar, ku u la si i dyshuar për “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ne protestën e opozitës ditën që në Tiranë u mbajt Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/12/berisha-gerti-shehu-kamikaz-pa-eksploziv-atentatin-e-organizoi-rama/
https://a2news.com/2022/12/09/gerti-shehu-informator-i-policise-kriminale-berisha-rama-porosites-i-sulmit-ndaj-meje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos