Pas një periudhe të një qetësie relative, përplasjet dhe dhuna kanë shpërthyer sërish në Jeruzalem, edhe pse në qytetin e shenjtë për të gjithë religjionet monoteiste, jemi në periudhën e Ramazanit.
Përballja u shkaktua nga një paradë e grupit të së djathtës ekstreme izraelite Lehava, që protestonte pas shpërndarjes të një video ku një palestinez konfliktohej me një izraelit në një mjet publik.

Përplasjet dhe dhuna kanë shpërthyer sërish në Jeruzalem 
Përballja u shkaktua nga një paradë e grupit të së djathtës ekstreme izraelite Lehava 
Nacionalistët protestonin pas shpërndarjes të një video ku një palestinez konfliktohej me një izraelit në një mjet publik 
Përplasjet, pas një periudhe të një qetësie relative 
Grupi ultranacionalist u mblodh në portën e Damaskut, hyrja e vetme tashmë për të aksesuar në qytetin e vjetër 
Qindra palestinezë u mblodhën duke kundërshtuar dhe gjithçka rezultoi në një natë të vështirë 
Autoritetet flasin për të paktën 120 të lënduar 
Mes të lënduarve edhe 20 efektivë 
50 persona janë arrestuar nga të dy palët 
50 persona janë arrestuar nga të dy palët 
Nga protesta 
Nga protesta 
Nga protesta 
Nga protesta 
Nga protesta 
Nga protesta
Grupi ultranacionalist u mblodh në portën e Damaskut, hyrja e vetme tashmë për të aksesuar në qytetin e vjetër, duke kënduar dhe hedhur thirrje si “Vdekje Arabëve”.
Shumë shpejt qindra palestinezë u mblodhën duke kundërshtuar dhe gjithçka rezultoi në një natë të vështirë ku autoritetet flasin për të paktën 120 të lënduar, mes tyre edhe 20 efektivë, si dhe 50 të arrestuar nga të dy palët. (A2 Televizion)
