Mesdheu merr jetë të tjera, në karvanin e pafund të të dëshpëruarve që nga Libia synojnë brigjet italiane.
Kushtet e vështira atmosferike, por veçanërisht gjendja kritike e këtyre mjeteve të tejmbushura me njerëz, janë shkaqet e pjesës më të madhe të këtyre aksidenteve, si i këtij të fundit ku mendohet se i ka marrë jetën rreth 130 personave.

Rreth 130 persona mund të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti në brigjet libike 
Kushtet e vështira atmosferike, si dhe gjendja kritike e këtyre mjeteve të tejmbushura me njerëz, janë shkaqet e pjesës më të madhe të këtyre aksidenteve 
Nisjet nga Libia kanë nisur furishëm nga rrëzimi i regjimit të Gedafit në 2011. Në vijim, pamje të rënda! 
Anija e shpëtimit Ocean Viking konstatoi përmbysjen e barkës dhe disa trupa pa jetë në sipërfaqen e ujit 
Të vdekurit e sotëm i shtohen rreth 350 emigrantëve të tjerë që nuk i mbijetuan udhëtimit të shpresës ngjatë këtij viti
Mjeti u identifikua nga një anije shpëtimi, Ocean Viking, që konstatoi përmbysjen e saj dhe disa trupa pa jetë në sipërfaqen e ujit, ndërkohë që trupat e tjerë me shumë gjasa janë përpirë në thellësitë e detit.
Nisjet nga Libia kanë nisur furishëm nga rrëzimi i regjimit të Gedafit në 2011, duke përfituar nga lufta civile dhe mungesa e çdo lloje kontrolli në territor. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
