Ishte një nga fabrikat më të vjetra që përgatiste fishekzjarrët në Siçili, me një histori njëqindvjeçare.
Por pasditen e sotme një aksident, një shkëndijë ndoshta e shkaktuar nga një pajisje e përdorur nga saldatorët, shkundi gjithë qytezën e Barcellona Pozzo di Gotto, në afërsi të Messinës, duke thyer xhamat e shumë banesave që ndodheshin edhe qindra metra nga godina.

Bilanci është tragjik. Pesë persona kanë humbur jetën, ndër to edhe gruaja e pronarit. Forcat zjarrfikëse kanë luftuar me orë për të shpëtuar disa persona të bllokuara në rrënojat, që ndodhen në spital me plagë dhe djegie të rënda. (A2 Televizion)