Shpërthen gazi klorin në Londër, preken dhjetëra persona

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 13:28 | Bota

Me dhjetëra persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen pas një incidenti të rëndë të ndodhur në një qendër të studimit të ujërave në Londër këtë të mërkurë.

Zjarrfikëset dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Autoritetet lokale në Londër bënë të ditur se një sasi e madhe gaz klorin u përhap me shpejtësi brenda ndërtesës për shkak të një reaksioni kimik.

Ndërsa personave të prekur po u jepet ndihma e parë, autoritetet bënë të ditur se po mundohen të ajrosin ambientet e godinës, ndërsa u kanë bërë thirrje banorëve në zonën përreth të mbyllin dyert dhe dritaret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos