
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj flet pa dorashka dhe lëshon kritika të rënda ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Shefi i qeverisë tha se idetë e Thaçit kanë dëmtuar vendin.
Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit në lidhje me idetë e tij për dialogun, me avancimet për ndarjen e Kosovës, diskutimet e tij na kanë sjellë në gjendjen që jemi sot.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës
Më tej ai nuk i kurseu kritikat edhe për anëtarët e koalicionit qeverisës.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës
“Për Vesilin, Limaj etj, pse kaq shpejt kaq shpejt të pranojmë kushtet e Serbisë, unë i kam thënë po pezullimit, por pasi të kemi parë çfarë përmban marrëveshja”.
Në një kundërpërgjigje për këtë qëndrimit të Haradinajt, kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi që Kosova të respektojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, këto përplasje të ashpra vijnë pas vizitave të delegacionit të administratës amerikane dhe atij të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit ripërsëritën kërkesën e tyre për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. (A2 Televizion)