Shpërthen skandali te peshëngritja, Federata publikon pamjet: Është sulmuar me thikë trajneri dhe një sportist

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 17:37 | Sporte të tjera

Në llogarinë zyrtare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në Instagram është zbuluar një përplasje, e cila ka shkuar deri në përdorimin e dhunës fizike.

Të paktën nga ajo që është publikuar nga Federata pretendohet se Dashamir Çajka, president i klubit të Kamzës në peshëngritje, ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Bekim Gripshi, ndërsa për këtë rast është publikuar edhe një video. Ngjarja e cila është e paqartë kur ka ndodhur.

Federata e Peshëngritjes pretendon se konflikti ka nisur pasi Dashamir Çajka ka kërkuar të jetë pjesë e delegacionit me sportistët e tij në një aktivitet në Bosnjë, por që sipas Federatës, nuk e meritonin.

Teksa i drejtohet opinionit publik, Federata shkruan se pamjet do të paraqiten ditën e hënë në prokurori, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli dhe kryetarit të Komitetit Olimpik, Fidel Ylli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos