Shpërthen vullkani në Havai, lava vërshon me shpejtësi

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 09:46 | Kapur në kamera
Shpërthen vullkani në Havai, lava vërshon me shpejtësi

Vullkani Kilauea në Havai shpërtheu sërish të enjten, duke ofruar një pamje të frikshme, por edhe spektakolare. Nga pamjet e siguruara nga Parku Kombëtar i Vullkaneve të Havait, shihet lava që vërshon me shpejtësi duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në maksimum.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se hiri dhe gazrat e lëshuar nga vullkani mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në shëndetin e njerëzve.

Vullkani Kilauea shpërthen vazhdimisht prej vitit 2021. Ai njihet si “fqinji” më i vogël dhe më aktiv i vullkanit Mauna Loa, që shpërtheu në nëntor të vitit të kaluar, për herë të parë që prej vitit 1984. (A2 Televizion)

https://youtu.be/71EDuaq8p3U

A2 CNN Livestream

Latest Videos