
Një shpërthim është dëgjuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes, që mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi.
Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në një ambient në lagjen "Skënder Libohova" në pronësi të shtetasit A.A. që më parë kishte shërbyer si lokal.
Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i ambientit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vënie e autorëve përpara drejtësisë. (A2 Televizion)