
Gani Shehu, ish-shefi i sektorit ligjor në burgun e Peqint, lihet në burg nga Gjykata e Posaçme. Nga hetimet rezulton se Shehu ka firmosur një shkresë sipas së cilës Viktor Ymeraj nuk ka qenë në një sektor me Luftar Reçin, ky i fundit penduar në çështjen për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamaj.
Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Shehu ka deklaruar se ka qene përgjegjës i sektorit juridik në burg dhe i është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në burg.
“Në praktikën tonë, kontaktonim nga telefoni i zyrës me atë të shefit te policisë. Pasi më dha të dhënat, shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi, kam konceptuar shkresën dhe dërguar drejtorit. Drejtori e ka firmosur dhe vulosur dhe ja kam dhënë avokates”, ka rrëfyer Shehu.
Ish-shefit të sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu, tashme ndodhet pas hekurave nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. (A2 Televizion)