Përplasja e një autoboti me gaz me këmbën e një ure shkaktoi një shpërthim të fuqishëm në Johannesburg të Afrikës së Jugut, i cili iu mori jetën të paktën 8 personave.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Tambo, ndërkohë që shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi dy banesa dhe disa biznese pranë.











Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve, një pjesë e të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i incidentit ishte pasi drejtuesi i autobotit nuk e llogariti mirë lartësinë e urës e cila rezultoi të ishte pak më e ulët se mjeti që ai manovronte. (A2 Televizion)