Ndonëse në mesin e luftimeve të ashpra në frontin e Bakhmutit, ushtarët ukrainas nuk kanë harruar të përgatiten për Krishtlindjen, një ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë.
Fryma e Krishtlindjes dhe mesazhet e paqes që ajo përcjell ka mbërritur dhe tek forcat vendase, të cilët pavarësisht vështirësive dhe bombave mbi kokë ia dolën të zbukurojnë një bredh të vogël sa për t’iu kujtuar shtëpinë.









“Ndonëse jemi në luftë Krishtlindja është Krishtlindje. Kjo është një ditë e rëndësishme, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhemi. Kjo është një prej arsyeve që ne jemi ende në krye të detyrës që vitin e ardhshëm të festojmë së bashku me familjet, ashtu si i ka hije kësaj feste”, shprehet ushtari Roman Kapinus.
Qyteti i Bakhmutit përpara ofensivës së Rusisë kishte një popullsi prej 80 mijë banorësh. Ndonëse pa ndonjë rëndësi të veçantë strategjike, ai është kthyer në qendrën e luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse në javët e fundit, ku nuk kanë munguar as bombardimet. (A2 Televizion)