All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Zjarr i madh në Rusi, mbi 20 viktima

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 11:59 | Bota
All - Paragraf - 1

Një zjarr i madh përfshiu një shtëpi të moshuarish në Kemerovë në rajonin e Siberisë të Rusisë, duke vrarë 22 persona. Zjarri shkatërroi katin e dytë të ndërtesës, e cila nuk ishte e regjistruar zyrtarisht si shtëpi për të moshuarit, por u shua në orët e para.

Nuk ishte e qartë se sa njerëz jetonin në objektin privat ose sa ishin në ndërtesë kur filloi zjarri.

All - Paragraf - 3

Shumë shtëpi për të moshuarit funksionojnë pa autorizim në Rusi, thanë zyrtarët, që do të thotë se ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve.

Agjencia e lajmeve RIA, duke cituar autoritetet e qytetit, tha se shkeljet e rregulloreve të sigurisë nga zjarri mund të kenë qenë shkaku për fatkeqësinë e së premtes mbrëma në qytet, 3,600 km në lindje të Moskës.

Në vitin 2018, një zjarr vrau 64 persona në një qendër tregtare në Kemerovë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos