Shpërthim i fuqishëm në një bazë ushtarake ruse në Siberi

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 15:59 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të hënë në një bazë ushtarake ruse në Siberi, ku nga të dhënat e para të mediave ndërkombëtare raportohet për të paktën 4 persona të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në një depo municionesh në bazën ushtarake, e cila ndodhet gjashtë milje nga qyteti Achinsk, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë.

Grupet e shpëtimit kanë evakuuar banorët në një perimetër prej 12 miljesh. Autoritetet thanë se paraprakisht nuk ka rrezik për banorët, megjithatë u kërkua atyre të qëndrojnë sa më larg nga baza ushtarake.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se depoja mbante deri në 40 mijë predha për tanke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos